Prodhues bazalti i gradës së lartë
Balkan Basalt Sh.p.k., është një kompani me pronësi holandeze e themeluar në vitin 2015, në Shqipëri, për prodhimin e bazaltit. Me zyrat tona qendrore pranë qendrës së Tiranës, rreth 30 minuta larg nga aeroporti dhe pranë disa prej njësive më të njohura akomoduese në kryeqytet, mund te na gjeni fare lehtë. Miniera ndodhet në Spaç (Rrethi i Mirëditës) në afërsi të qytezës së Repsit.
Balkan Basalt ka marrë të gjitha licencat e nevojshme për shfrytëzimin e mineralit dhe transport. Materiali është i cilësisë më të lartë dhe i përshtatshëm për përdorim në përputhje me standartet NEN EN.
Çfarë është bazalti?
Bazalti është masiv shkëmbor vullkanik. Është një shkëmb tejet i fortë, me ngjyrë të errët. Falë fortësisë dhe qëndrueshmërisë së tij, prej kohësh, bazalti ka qenë i parapëlqyer si gur për shtrim, gur për ndërtim dhe si lëndë për ndërtimin e urave.
Në ditët e sotme, përdoret si çakëll për ballast hekurudhor, përbërës i asfaltit, etj., në nënshtresa, si dhe në formë kokrrizash dhe pluhuri si një material alternativ dhe sanitar i papërpunuar në shumë fusha të tjera të veprimtarive, të cilat në të kaluarën kanë përdorur silikat dhe rërë kuarci, meqënëse ai nuk përmban silic të lirë.
Bazalti gjen zbatim dhe përdorim të shumanshëm:
- Përbërës në shtresat asfaltike të rrugëve
- Përbërës në beton çimentoje dhe në beton asfalti
- Si shkëmb i grimcuar për ndërtimin e shtresës së bazës dhe nënshtresës së rrugës
- Çakëll ballast për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hekurudhave
- Material filtrimi dhe shtresë në ndërtimin e dambave dhe të linjave të tubacionit
- Gurë për argjinatura dhe pritat bregdetare dhe mbështjellës për argjinatura të digave
Balkan Basalt lehtëson biznesin tuaj. Furnizimi i besueshëm, drejtpërdrejt nga burimi, asnjëanës & konkurrues. Cilësi e njëtrajtshme. I padëmshëm për mjedisin. Përmasat e duhura sipas kërkesave tuaja. Transporti realizohet me eficiencë nëpërmjet portit të Durrësit dhe portit të Shëngjinit.